Ish-kryeministri Sali Berisha e kondideroi koalicionin me 25 parti të vogla, si premtimin më të madh për Shqipërinë Madhështore që nga përmbysja e diktaturës. Duke përmendur programin e PD, Berisha tregoi se si vo të mund të realizohet MAGA shqiptare si ajo në Amerikë. Koalicioni i krijuar, PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Është premtimi më real, më madhështor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri…..Shqipëria Madhështore nënkupton pra projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale.