Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjarët e tre policëve të arrestuar në Serbi duke I premtuar se do ta rikthente sa më parë në shtëpi. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, në Mitrovicë, në komunën e Podujevës.