Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai për Portin e ri të Durrësit. Në postimin që shoqëron videon, Rama thote se së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.