Edhe bisedimet e 17 shtatorit në Bruskel kanë përfunduar pa takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak u takua ndaras me përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç. Sipas kryenegociatorit të Kosovës, nuk pati takim trepalësh pasi Serbia kërkonte diskutimin për tema që ai i cilësoi si të nevojshme për “konsum politik në Serbi”.