Top News – Shumë telashe për AstraZeneca-n/ Pezullohet edhe nga gjermania, Franca dhe Italia
15/03/2021 18:10

Edhe Gjermania, franca dhe Italia ju bashkuan vendeve që vendosën të pezullojnë vaksinimin me vaksinat e firmës AstraZeneca. Një zëdhënës i Ministrisë së shëndetësisë në gjermani tha se ky hap u parapri nga një rekomandim i Institutit Paul Ehrlich (PEI) në pritje që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të vendosë lidhur me përdorimin e mëtejshëm të vaksinës. Franca dhe Italia më pas iu bashkuan gjermanisë duke u bërë vendet më të fundit që e pezullojnë përdorimin e vaksinës së astrazeneca-s si masë parandaluese. Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se vendi do të ndalte administrimin e vaksinës në pritje të vlerësimit të EMA-s, të martën. Ndërsa autoriteti i ilaceve në itali ndaloi përdorimin e vaksinës në të gjithë vendin. Vendimet vijnë pavarësisht garancive nga rregullatori britanik i ilaceve dhe Organizata Botërore e shëndetësisë që kanë thënë se nuk ka prova për një lidhje mes vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut. Një prokuror në italinë veriore sidoqoftë urdhëroi konfiskimin e rreth 400 mijë dozave të vaksinës së astrazeneca-s pas vdekjes së një burri që e mori atë. Prokurori në rajonin e Piemontes hapi një hetim kriminal në lidhje me vdekjen e Sandro Tognattit, një mësues muzike 57 vjecar. Vdekja e tij coi në pezullimin e përdorimit të vaksinës në rajon të dielën. Konfiskimi i dozave është një hap prapa për programin e vaksinimit të Italisë që është vonuar për shkak të furnizimeve të mangëta në evropë. Një konfiskim i ngjashëm u urdhërua edhe në sicili, javën e shkuar pas vdekjes së dy personave atje, pak kohë pas vaksinimit. Por qeveria italiane tha se nuk kishte prova për një lidhje mes vdekjeve dhe vaksinës. Vende të tjera që e kanë pezulluar vaksinimin me astrazeneca-n janë edhe danimarka, norvegjia, islanda, Bullgaria, Irlanda dhe të dielën në mbrëmje edhe Holanda. Austria, Estonia, Letonia, Lituania dhe Luksemburgu, pezulluan përdorimin e një serie të vaksinës e po ashtu edhe Rumania. Kompania britaniko-suedeze AstraZeneca e mbrojti vaksinën e saj dhe theksoi se analiza e më shumë se dhjetë milion rasteve nuk kishte treguar "asnjë dëshmi për rrezik në rritje të embolisë pulmonare ose të trombozës". Bashkëzhvilluesi i vaksinës, Andreë Pollard, drejtues i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha të hënën se në Britaninë e Madhe, ku kjo vaksinë është përdorur deri tani më shumë në Evropë, ajo nuk ka shkaktuar numër të shtuar problemesh me mpiksjen e gjakut .

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB