Top News – Shumë paga dhe pak punë/ Kosovë, deputetët përfitojnë edhe pas fundit të mandatit
31/01/2021 19:23

Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe rregullorja e kuvendit të Kosovës, sanksionojnë që deputetet duhet të marrin pagën e tyre bazë edhe një vit pas përfundimit të mandatit. Paga mesatare bazë e një deputeti në Kosovë, është 1.547 euro. Por, organizatat që monitorojnë punën e kuvendit, kërkojnë që ligji të rishikohet pasi deputetët përfitojnë shumë edhe pas përfundimit të mandatit të tyre. Instituti demokratik i Kosovës vlerëson se ish-deputetët duhet të paguhen për jo më shumë se gjashtë muaj. Cakolli kërkon që deputetët të kompensohen vetëm gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit. “Një vit kalendarik është periudhë e gjatë kohore dhe krijon kosto të madhe për buxhetin e vendit sidomos duke marrë parasysh nivelin e pagave të cilat gëzojnë deputetët, ndaj do të ishte mirë të merren modele të tilla si gjashtë muaj maksimalisht qe të kompensohen”, thotë ai. Për sa i takon legjislaturës së fundit që përfundoi në janar, edhe pse kanë qenë në parlament për vetëm një vit, deputetët do të paguhen nga shteti për 12 muaj të tjerë. Për shkak të krizës së koronavirusit, kjo legjislaturë as nuk ka punuar normalisht. Albana Rexha, nga demokracia plus, thotë se kjo mjafton që vetë deputetët të mos pranonin kompensimin e plotë, me qëllim që të ndihmojnë qytetarët e tjerë të goditur nga pandemia, por një gjë e tillë, ka pak gjasa të ndodhë. Sipas Rexhës duhet të rishqyrtohet kompensimi kalimtar për deputetët. “Meqenëse kjo nuk ka ndodhur në mënyrë vullnetare nga ana e deputetëve, edhe pse mbase mund të shihet si një simbolikë por kjo por do të përçonin një mesazh shumë të mirë pasi që deputetët do të solidarizoheshin me popullin në mënyrë që të kalohet sa më lehtë kjo pjesa e gjendjes ekonomike për shkak të pandemisë”. Pavarësisht sfidave dhe krizës së shkaktuar nga pandemia, në ekonominë e Kosovës, deputetët nuk kanë hequr dorë nga pagat e plota të tyre.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08