Të gjithë personat e arrestuar të cilët vuajnë dënimin në burgjet e vendit nuk do të kenë mundësinë të përfitojnë ulje dënimi apo të dalin përfundimisht. Kjo për faktin se këtë vit është vendosur se nuk do të ketë amnisti. Këtë gjë e ka deklaruar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pak ditë më parë në një takim të mbajtur me gazetarët. Ky është një lajm i keq për të gjithë të dënuarit të cilët shpresonin se do të ktheheshin pranë familjeve të tyre.