Një 55-vjeçare në Kamëz i dha fund jetës së saj pas dhunës sistematike që bashkëshorti prej më shumë se 30 vitesh ushtronte ndaj saj. Nëna e 5 fëmijëve u vetëvar, ndërsa bashkëshorti u përpoq të fshihte ngjarjen duke moskallëzuar në polici e duke lajmëruar familjarët e së ndjerës që 55-vjeçarja vdiq në mënyrë natyrale. Konfliktet mes Shahes dhe Shefqet Likës nuk kishin përfunduar asnjëherë në komisariat. Pasi I dha fund jetës, 55-vjeçarja u gjet nga bashkëshorti I cili e futi në banesë në dhomën e gjumit, në përpjekje për të prezantuar ngjarjen si vdekje natyrale.