Partia Demokratike është shprehur sërish kundër vendimit të qeverisë, për të shtyrë koncesionin e markimit të karburanteve, pasi sipas saj, shteti ka dështuar në përpjekjen për të luftuar kontrabandën. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu, e konsideroi këtë koncesion një aferë që bie në kurrizin e konsumatorëve. Për Partinë Demokratike shtyrja edhe për një vit do të rëndojë në çmimin e naftës, duke theksuar se do të merren deri në 8 milionë euro të tjera nga xhepat e qytetarëve.