Seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë për në datën 3 tetor. Shkak kërkesa e avokatëve të viktimave Dorjan Matlia për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja. Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë, mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike. Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit.