Shtyhet seanca që ishte parashikuar të mbahej këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Saimir Tahiri. Shkak është bërë mungesa e avokatit Maks Haxhia, i cili kishte kërkuar shtyrjen për shkak të një tjetër gjyqi në Apel. Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg në Lushnje, burg I cili është nën juridiksionin e Gjykatës së Elbasanit.