Është shtyrë seanca gjyqësore për çështjen e ‘Gërdecit’, e cila pritej të mbahej këtë të mërkurë. Shkak për këtë është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ishte e angazhuar në një aktivitet të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë data e rradhës kur do të mbahet seanca është vendosur 6 marsi. Gjatë kësaj seance, e cila u shty ishte planifikuar të pyeteshin edhe katër dëshmitarë, mes tyre, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtaraku Sokol Ngjeçi.