Seanca paraprake për mjekun Edvin Prifti, e parashikuar të mbahej të mërkurën është shtyrë. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të tij Henrik Ligori. Ndërkohë pavarësisht kësaj vetë Prifti ka qenë i pranishëm në ambjentet e GJKKO-së.