Shtyhet për të mërkurën në orën 14:30 seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca u shty me kërkesë të avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet në dosjen në ngarkim të ish-kryeministrit. Berisha pritej të jepte dëshminë e tij në GjKKO, por më herët doli në një konferencë për shtyp, ku tha se është gati të paraqitet, me kushtin që ndaj tij të shfuqizohet masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit, të cilën e cilëson si anti-kushtetuese.