Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin i cili kundërshton dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Shkalla e Parë që e gjeti fajtor për korrupsion në zgjedhje. Prokurorët e SPAK ishin të pranishëm, gjithashtu edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, por vetë Beleri mungoi. Ai kishte bërë një deklaratë ku thekson se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se ende nuk ka zgjedhur avokat.