Shtyhet për në datë 18 korrik gjyqi për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me dosjen e Tragjedisë së Gërdecit. Gjykata nuk legjetimoi Dorian Matlijan si përfaqësues në proces të 109 familjeve që humbën familjarët apo patën persona të dëmtuar rëndë, duke kërkuar prokura të reja, gjë e cila sipas avokatit është e panevojshme.