Familjet e tre bashkive që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë tarifa të rritura të furnizimit me ujë për familjarët duke nisur nga data 5 prill. Aktualisht, qytetarët e njësisë së Lezhës paguajnë 58 lekë për m3 për ujin, teksa Enti Rregullator i Ujit ka vendosur që tarifa e re të jetë 65 lekë për m3, pra gati 12 përqind më shumë.