Çmimet e banesave shënuan rekord historik gjatë vitit 2022, por kreditë për shtëpi pësuan një trend rënës për shkak të rritjes së normave të interesit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rritje prej 17.6 për qind të indeksit të çmimeve të banesave në tremujorin e tretë të 2022. Shifër që tregon një rritje tre herë më të lartë se mesatarja historike prej 5.7 për qind.