Pas përfundimit të sezonit veror, ka filluar puna për rindërtimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit. Projekti parashikon që të hapet një korsi tjetër e plotë 3.75 metër dhe një korsi emergjence 3 metër. Pra në total, pas përfundimit të punimeve, kjo autostradë do të jetë me tre korsi dhe një dalje emergjence. Shpejtësia e lejuar do të jetë 130 kilometër në orë.