Numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës gati nëntëmujore ka kaluar shifrën 38.000, ka qenë ky njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Vetëm në 24 orët e fundit, në spitale janë dërguar trupat e 58 viktimave. Sipas autoriteteve shëndetësorë në Rripin e Gazës, më shumë se 87.000 persona janë plagosur gjatë luftimeve.