Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi mashtronte policinë duke u shtirur si efektiv I Forcave Komando. Enea Kasa me banim në kryeqytet ra në prangat e policisë Gjirokastër, ku gjatë kontrollit të bërë ndaj tij u zbuluan doza kanabisi. Policia e Shtetit kishte ngritur postoblloqe kontrolli në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Derviçan.