Pasaporta e vaksinimit anti Covid, e njohur ndryshe si Green Pass këtë të martë ka hyrë në fuqi në Francë, pasi u miratua nga Këshilli i Shtetit. Edhe pse qindra qytetarë u ngritën në portesta për të kundërshtuar detyrimin e pasaportës së vaksinimit, kjo gjë nuk e ndryshoi aspak vendimin. Pasaporta e vaksinimit vërteton që një person është I vaksinuar, tregon testin negativ të kryer brenda 72 orëve si dhe në qoftë se e kaluar koronavirusin gjashtë muaj më parë.