‘Shteti nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën e pesë tonëve të mariuanës’, ka mohuar kështu presidenti I Serbisë Aleksander Vuçiç, lidhur me operacionin e drogës së kapur në pronën e një zyrtari lokal të partisë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe. Vuçiç është shprehur për mediat serbe se kundërshtarët e tij politikë po e përdorin rastin dhe se pretendojnë se shteti është mbrapa aferës. Më 29 janar, Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar ka konfiskoi pesë tonë marihuanë në zonën e fshatit Konjuh afër Krushevcit, në Serbinë qendrore. Policia ka identifikuar grupin kriminal, dhe thotë se ata kanë vepruar në ndërkombëtar. Sipas opozitës, një nga të arrestuarit gjatë sekuestrimit të drogës ishte një këshilltar i Partisë Përparimtare Serbe, partisë në pushtet, I cili sipas tyre është edhe mik I ngushtë i familjes së ministrit të Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq.