Ekuadori kërkon rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, për shkak të kriminalitetit në rritje të shtetasve shqiptarë që jetojnë atje. Ka qenë vetë Ministri I Jashtëm Juan Carlos Holguín, I cili thotë se kjo masë duhet të merret dhe ndaj shtetasve të disa vendeve të tjera, për arsye sigurie. Sa I takon rritjes së kriminalitetit të ushtruar nga shqiptarët në Ekudor, Ministri thekson si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin me BE-në për t’I ndalur ata.