Institucionet e drejtësisë reaguan njëzëri duke dënuar, si sulm ndaj drejtësisë dhe po njëzëri bënë thirrje për më shumë siguri për gjyqtarët dhe prokurorët, duke mveshur me përgjegjësi këtë shtetin. Ndryshe nga deklarata e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që përgjegjësinë ja faturoi policisë private të sigurimit, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ai i Prokurorisë dhe vetë Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë përgjegjësinë për thyrjen flagrante të sigurisë në sallën e gjyqit ja faturojnë shtetit.