Polemikat e shumta që lindën në Shqipëri pas prezantimit të idesë për krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi, e morën përgjigjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kryeministri Edi Rama pati një takim me përfaqësuesit e njëqind shoqatave të shqiptarëve të Amerikës. Rama hodhi poshtë zërat që e konsideruan shtetin sovran të urdhrit bektashi, një plan të Serbisë që dëmton interesat e Kosovës; teksa ftoi kritikët të lexojnë për rolin e Urdhrit të Bektashinjve në historinë e vendit. “Thonë që ky është një plan i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pas