Komisioni Evropian, duke pasur parasysh heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, ka propozuar që vizat të hiqen edhe për mbajtësit e pasaportave të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Me qëllim që të përfshihen edhe mbajtësit e pasaportave që i lëshon një zyrë e veçantë në Beograd, Komisioni ka propozuar ndryshimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Serbinë. Serbët nga Kosova kanë të drejtën e pasaportës së Serbisë, e cila ka marrë liberalizimin e vizave në vitin 2009.