Ambjente të reja do të krijohen për shtëpinë e fëmijëve dhe inspektoriatet shtetërore. Zyrat e këtyre institucioneve do të jenë pjesë e një kompleksi të ri që është ende në fazat e para të ideimit. Arkitektët prezantuar projektet e tyre para një jurie ndërkombëtare, teksa i pranishëm në konkurs ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se tashmë Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore.