Në Shtëpinë e Bardhë, ka nisur të ndjehet atmosfera e festave. Zonja e parë, Jill Biden, zbuloi dekorimet e krishtlindjes së këtij viti, nën temën “Ne, njerëzit’, që ajo vetë e përzgjodhi muaj më parë. Shtëpia e bardhë tha se më shumë se 150 vullnetarë ishin mbledhur për të ndihmuar në dekorimin e ndërtesës gjatë javës së kaluar.