Presidenti amerikan, Joe Biden hodhi poshtë akuzat e Rusisë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen që të rrëzojnë nga pushteti Vladimir Putin. Bideni tha se pavarësisht luftës së pajustifikuar ndaj Ukrainës, Uashingtoni nuk ndërhyn në politikën e brendshme të Rusisë dhe nuk mund të vendosë për fatin e udhëheqësve të Kremlinit. Edhe pse nuk pajtohen me Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët nuk sulmohen, Uashingtoni nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në këtë konflikt, thotë Biden.