Ky është momenti kur forcat e policisë kanë ndërhyrë në një aparament të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, në qytetin e Sarandës. Në kuadër të operacionit ‘Grren flag’, uniformat blu kanë vënë në pranga, në flagrancë 30-vjeçarin Enea Pitani brenda ‘shtëpisë së barit’, ndërsa është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij Mikele Qamil. Policia ka sekuestruar 260 bimë narkotike, rreth 26 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen. Po ashtu, janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.