Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia e shtetit fqinj, pasi është zbuluar një shtëpi, ku të dy kishin ngritur një biznes të kultivimit të drogës në Kipseli të Athinës. Nga hetimi i policisë në një shtëpi në zonën e Kipselit u gjet një laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e fidanëve të kanabisit me metodën hidroponike, ndërsa u gjet edhe një sasi marijuane. Konkretisht, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të plota laboratorike për kultivimin dhe përkujdesjen e hashashit, 27 fidanë marijuane, 102 gramë marijuanë e papërpunuar, 3 gramë kokainë, shuma prej 100 euro dhe 3 celularë.