Një person është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Efektivët e policisë në Durrës bënë të mundur goditjen e nje tjetër rasti të kultivimit të kanabisit përmes llambave. Në katin e dytë të një pallati në lagjen 13 në Durrës, policia zbuloi një apartament të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Baza materiale elektrike që shërbente për kulitivimin e kanabisit, 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Një person, emri I të cilit nuk bëhet me dije kishte marrë me qira banesën, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.