Marrin tjetër rrjedhë hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, në Nea Ionia, një qytet në periferi të Athinës. Prokuroria greke ka arritur të rindërtojë ngjarjen dhe ka lëshuar urdhër arresti për 7 shqiptarë, të cilët u larguan me dy makina të ndryshme, menjëherë pas vrasjes së 39-vjeçarit. Ky I fundit ishte I ulur në kafene bashkë me një shqiptar tjetër, kur erdhën 6 persona, që dyshohet se I përkasin një grupi kriminal të quajtur “L”.