Shtatë shtetas të huaj nga vende të ndryshme të botës, mes tyre dhe kampionia olimpike e Kubës në hedhjen e çekiçit, Yipsi Moreno, morën shtetësinë këtë të martë shtetësinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, që u mbajt në ambientet e bashkisë, Veliaj u shpreh se është krenar që Tirana është kthyer gjithmonë e më shumë në një qytet të mundësive edhe për shtetas të huaj.