Shtatë persona janë arrestuar në Kosovë, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës lidhur me rastin “Brezovica”. Operacione kontrolli po zhvillohen në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe në nëntë pika të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. “Për momentin janë shtatë të arrestuar”, ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt.