Top News/ Shtatë palë zgjedhje në katër vjet / Bullgaria voton sërish, asnjë parti pranë shumicës
27/10/2024 12:30

Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlamentare në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje. Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni. Sipas sondazhit të Gallupit, partia reformiste “Ne vazhdojmë ndryshimin” do të fitojë 16.2 për qind të votave, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë dhe pro Kremlinit, Rilindja, pritet të fitojë 14.9 për qind të votave. Në këto zgjedhje garojnë 22 parti dhe nëntë koalicione. Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabile që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.

Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25