Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan. Gjithashtu do të kryhet njw inspektim i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa. Si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën në Koçan, kanë vdekur 59 persona dhe 155 të tjerë janë lënduar. Ndërkohë, janë arrestuar katër persona.