Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në Greqi, ku një shqiptarë ka vrarë më armë zjarri bashkëjetuesen e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Mino, i cili thuhet se ka telefonuar vetë policinë, duke treguar krimin. Viktima Jana Bajan, shtetësja rumune u vra nga shqiptari pas një debati që kishte nisur mes tyre, që përshkallëzoi në ekstrem, deri në vrasje.