Ende të paqarta për autoritetet italiane janë shkaqet që çuan 30 vjeçarin shqiptar të vriste bashkëshorten e tij rumune në Bolzano të Italisë. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Avni Mecje pasi ka vrarë gruan e tij Alexandra Elena Mocanu me origjinë nga Rumania, ka marrë makinën dhe dyshohet se ka udhëtuar në drejtim të Shqipërisë.