Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është vetëvrarë ditën e martë në ambientet e burgut të Forlisë në Itali. I riu ishte dërguar në qeli pasditen e së hënës,pas vendimit të Gjykatës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 2 vitesh. Mediat italiane raportojnë se kjo është vetëvrasja e shtatë në burgun e Emilia-Romagna për vitin 2022. Përfaqësuesi ligjor Roberto Cavalieri shprehet se përballë tragjedive si këto, duhet të reagim me të gjitha mjetet e mundshme, për të kundërshtuar një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues.