Një kamarier shqiptar, i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi sepse, sipas dëshmisë së tij e detyroi Zoti ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani e vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të 2010-s, disa javë pasi kishte mbërritur në Britani. Limani, një shqiptar me pasaportë suedeze, e vrau Varian në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare. Gjykatësi Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli.