Gjykata e Apelit e Athinës ka lënë në burg përjetë Aleksandër Lucën dhe Manolis Koukouras. Dy të rinjtë, njëri prej tyre grek dhe tjetri nga Shqipëria dërguan kërkesën për lehtësim të dënimit, por Apeli e refuzoi atë duke i lënë përjetë në qeli. Lucadhe Koukouras u arrestuan pasi akuzohen për përdhunimin dhe më pas vrasjen e Eleni Topaloudit, studentes 21-vjeçare. Gjatë seancës, dy të rinjtë shprehën pendesë, kërkuan falje dhe vijuan akuzat ndaj njëri-tjetrit.