Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur në Itali, ku është sekuestruar një sasi e madhe kokaine. Plot 476 kilogramë kokainë janë sekuestruar në një kamion në Arezzo që drejtohej nga një 38-vjeçar shqiptar, i cili banonte në provincën e Firences. Sipas mediave italiane, 38-vjeçari është person pa precedent të mëparshëm penal. Ai është pronar i dy kompanive të ndërtimit.