Turqia i ka dërguar zyrtarisht Kosovës një formular me pyetje për Liridon Rexhepin, i arrestuar nga autoritetet turke me akuzën e spiunazhit. Në dokumentat që iu kapën pas arrestimit në Stamboll, Liridon Rexhepi rezulton shtetas i Kosovës. Në lidhje me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se janë në kontakt me palën turke dhe në ditët në vijim do të dalin me informacione shtesë.