Një 53-vjeçar nga Gjilani, u arrestua në një avion në Çikago pak para nisjes pasi hipi në bord me armë të mbushur. Besnik Ismajljaj u prangos në sedilje nga agjentët që e rrethuan dhe më pas e prangosën. Armën ai e kishte në çantën e dorës. Ngjarja, sipas mediave amerikane, ndodhi muajin e kaluar në aeroportin O’Hare, ku Ismajljaj ia doli të kalojë sigurinë me një pistoletë “Glock 9mm”. ai mundi ti shëptonte kontrollit gjatë ndërrimit të stafit në Pikën e Sigurisë Nr. 2 në Terminalin 1.