Një krim brenda familjes ka tronditur kryeqytetin helen. Sipas policisë greke, një 39 vjeçar shqiptar i ka telefonuar policisë duke i thënë se ka ekzekutuar bashkëshorten e tij shqiptare, dhe se prej një jave dhe e mbante trupin e saj në banesë. Ngjarja e rënë ka ndodhur pasditen e të enjtes në Ampelokipi të Athinës. Sipas informacioneve, shqiptari e ka mbajtur trupin e të shoqes në papafingo.