Historitë e dëbimit nga autoritetet e huaja për emigrantët shqiptarë janë të shpeshta dhe secila ka të veçantat e saj. I tillë është dhe rasti i Emiljano Fejzos, 38-vjeçar, i cili ka shkelur 14 herë urdhërin e dëbimit nga Italia, vetëm për t'u bashkuar me të dashurën e tij, shtetase italiane. Mediat vendase raportojnë se Fejzo është dënuar nga gjykata në Rexho Emilia me 5 vite burg, teksa ai shpjegoi se të gjitha i ka bërë për të qenë pranë gruas që ai dashuronte, e cila sipas tij ka nevojë për të.