Hetimet e autoriteteve greke kanë zbardhur organikën dhe mënyrën se si funksiononte grupi i trafikut të armëve të zjarrit dhe municioneve nga Shqipëria për në Greqi. Sipas këtyre hetimeve, në krye të grupit ishte një shtetas grek, ndërsa shqiptari i identifikuar me emrin Kostika Braho, 41 vjeç kishte rolin e siguruesit dhe ndërlidhësit me furnizuesit shqiptarë të armëve, që më pas shiteshin në tregun e zi kryesisht në ishullin e Kretës.