Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek me aktivitet në fushën e gjobëvënies, shkatërrimit të pronës me eksploziv, zjarrvënie, përfshirë edhe tentativë vrasjeje. Drejtuesi i grupit kriminal dyshohet se është shtetasi shqiptar, Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, pasi rezulton i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.